Telegrafi

Tottenhami rivalizon klubet e mëdha evropiane për Douglas Costan

Douglas Costa (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur është bashkuar me shumë klube të mëdha evropiane në garën për anësorin e Juventusit, Douglas Kosta.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se Spurs janë bashkuar me Manchester Unitedi, Manchester Cityt, PSG-në dhe Interin në garën për reprezentuesin e Brazilit.

Lexo po ashtu Guardiola synon transferimin e Douglas Costas te City

Juventusi është i lumtur të shesë lojtarin dhe ka vendosur një çmim fillestar prej 60 milionë eurosh për Costan.

Douglas Costa (Getty Images)

Bardhezinjtë janë të gatshëm të fitojnë para pasi kanë plane për të rritur fondet dhe për të investuar shumë këtë verë.

Ndryshe, Costa ka qenë jashtë planeve të trajnerit Massimiliano Allegri dhe nuk e ka filluar asnjë ndeshje si titullar këtë sezon. /Telegrafi/