Tottenham Hotspur ia ka bërë të qartë Real Madridit çmimin e kërkuar për sulmuesin e tyre, Harry Kane.
Kane është njëri nga lojtarët më të mirë në botë momentalisht dhe golat e tij ndeshje pas ndeshje kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Njëra nga to padyshim së është Real Madridi, që e do sulmuesin anglez në Santiago Bernabeu.
Mbretërit kanë qenë të lidhur ngushtë me sulmuesin 25-vjeçar pasi kanë nevojë për të sjellë një golashënues të ri në skuadër pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, klubi londinez është i interesuar ta mbaj yllin e tyre kryesor dhe do të hiqnin dorë nga ai vetëm për një shifër stratosferike të transferimit.
Sipas gazetës spanjolle AS, Real Madridi janë paralajmëruar se do të duhet të paguajnë plot 350 milionë euro për të transferuar yllin e Tottenhamit, Kane.
Gazeta njofton se Real Madridi bëri kontakte me Spurs në muajin dhjetor për të shikuar mundësinë e largimit të e largimit të anglezit nga Liga Premier.
Por, Spurs shpresojnë se çmimi i tyre i lartë i kërkuar do ta paralajmërojë Mbretërit se ata mbeten të vendosur për të mbajtur yllin kryesor në skuadër. /Telegrafi/