Tottenhami është duke u ballafaquar me një problem shumë serioz sa i përket mesfushorit Christian ERiksen.
Negociatat për kontratën e lojtarit kanë ngecur dhe Spurs kanë një dilemë të madhe para vetes.
Të shitet Erikseni me një vit të mbetur ne kontratë, apo të lejohet që të shkohet deri në fund edhe një sezon për ta humbur pa të holla.
Siupas Mirror, Tottenhami pritet që të vendosë për opsionin e parë dhe jo të presë skadimin e kontratës.
Klubet që tashmë janë interesuar dhe kanë kontaktuar klubin anglez janë Real Madridi dhe Interi. /Telegrafi/