Tottenham Hotspur ka dalë si pretendentë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, duke iu bashkuar garës me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain.
Dybala po përpiqet të gjejë vendin e tij në ekipin e Maurizio Sarrit dhe në Itali u raportua se ai po fillonte të merrte parasysh destinacionet alternative.
Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë klubet tashmë njohur që po interesohen për lojtarin, por tani Spurs kanë dalë si pretendent të radhës.
Sipas mediumeve angleze Evening Standard, Daily Mail dhe disa tjerave, finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenhami janë të gatshëm të shpenzojnë 80 milionë funte apo rreth 90 milionë euro për të blerë sulmuesin e njohur si La Joya.
Reprezentuesi 25-vjeçar argjentinas u ble nga Palermo për 40 milionë euro në 2015, por në sezonin e fundit nuk ishte titullar fiks.
Sezonin e kaluar, ai shënoi vetëm 10 gola dhe pesë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për Juven. /Telegrafi/