Presidenti i Tottenham Hotspur, Daniel Levy e ka ofruar mesfushorin danez, Christian Eriksen te Real Madridi .
Sipas gazetës spanjolle Marca, Levy e ka thirrur drejtorin e përgjithshëm të Real Madridit, Jose Angel Sanchez, për t’i ofruar shërbimet e danezit.
27-vjeçari refuzon të zgjasë kontratën e tij, e cili skadon në vitin 2020 dhe Levy po përpiqet të fitojë para nga lojtarin para se të largohet për verën e ardhshme.
Ndërsa Tottenham donte 150 milionë euro për lojtarin në verën e vitit 2018, tani synimi i tyre është të fitojnë së paku 70 milionë euro nga shitja e tij.
Megjithatë, Real Madridi nuk po planifikon të pranojë ofertën, pasi synojnë transferime tjera.
Kjo situatë mund të ndryshojë nëse ata nuk arrijnë të transferojnë Paul Pogba nga Manchester Unitedi ose Donny van de Beek nga Ajaxi. /Telegrafi/