Tottenham Hotspuri është i gatshëm që ta largojë Christian Eriksenin qysh në afatin kalimtar të janarit.
Spurs janë në dijeni se mesfushori danez nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe ajo aktuale i skadon në fund të muajit qershor të vitit 2020.
Skuadra angleze ka pranuar disa oferta në këtë verë nga Real Madridi për Eriksenin, mirëpo në fund marrëveshja nuk u materializua.
Kështu, Tottenhami është i gatshëm që ta shkëmbejë danezin me Iscon që po ashtu e dëshiron largimin nga Los Blancos.
Mesfushori spanjoll nuk është më i dëshiruar në planet e Zinedine Zidanes dhe në janar po planifikon që të largohet nga Santiago Bernabeu.
Isco ka kontratë deri në vitin 2021 dhe madrilenët mund të fitojnë një shumë të parave nëse vendosin ta shkëmbejnë atë me Eriksenin. /Telegrafi/