Tottenham Hotspur thuhet se i ka ofruar Juventusit para plus shërbimet e Serge Aurier për Alex Sandro, ndërsa po shtyn përpara edhe për mbrojtësin e Atalantës, Timothy Castagne.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Jose Mourinho është duke kërkuar në Serie A për përforcime në mbrojtje.
Klubi nga Liga Premier tashmë ka etiketuar emrat e përforcimeve të mundshme të cilat vijnë nga kampionati italian dhe kanë ide për transferimin e tyre.
Ata duan të ulnin çmimin e Alex Sandros, i cili është rreth 50 milionë euro, duke përfshirë Aurierin si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.
Aurier shënoi dy gola për klubin londinez këtë sezon dhe siguroi shtatë asistime.
Sa i përket krahut të djathtë, i njëjti burim pretendon se Spurs tashmë janë në bisedime të avancuara me Atalantan për Castagne.
24-vjeçari belg ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime në 19 ndeshje konkurruese këtë sezon duke u bërë gjithashtu një emër interesant për Spurs.
Një tjetër marrëveshje e mundshme mes Tottenhamit dhe Juventusit mund të shohë që Mattia De Sciglio të vijë në Ligën Premier për Danny Rose, i cili aktualisht është i huazuar te Newcastle United.
De Sciglio ka shumë klube të interesuara, përfshirë Paris Saint-Germain dhe Barcelona. /Telegrafi/