Finalja e sivjetme në Ligën e Kampionëve është një finale angleze, ku do të përballen Tottenham Hotspur dhe Liverpool.
Që të dyja këto skuadra bënë përmbysje sensacionale duke e eliminuar Ajaxin dhe Barcelonën në garën më të madhe evropiane për klube.
Porse në dhjetë ndeshjet e fundit ndërmjet tyre, Liverpooli i ka fituar pesë takime, një e ka fituar Tottenhami, ndërsa katër të tjerat kanë përfunduar baras.
Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shihni dhjetë përballjet e fundit të dy finalistëve të Ligës së Kampionëve:
Theksojmë që finalja e sivjetme e garës më të madhe evropiane për klube zhvillohet më 1 qershor në Wanda Metropolitano të Madridit, në Spanjë. /Telegrafi/