Milani është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës për futbollistë.
Skuadra italiane ka arritur të transferojë futbollistë tejet cilësorë, por tani duket se ka filluar me shitjet.
Në fakt sulmuesi spanjoll, Suso mund të largohet nga ‘Rossonerët’ pasi për të ka ardhur një ofertë zyrtare.
Është Tottenham Hotspurs që ka ofruar zyrtarisht 22 milionë funte për transferimin e Susos në Ligën Premier.
Milani nuk dëshiron largimin e reprezentuesit spanjoll, por ende nuk i ka kthyer përgjigje klubit londinez.
Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkojnë së paku 35 milionë euro. /Telegrafi/