Telegrafi

Tottenham 3-1 Chelsea, notat e lojtarëve

Harry Kane - Antonio Ruediger (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur e ka mposhtur thellë dhe me dominim Chelsean me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën Premier skuadrës së Maurizio Sarrit, Chelseat.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Dele Alli (8′), Harry Kane (16′) dhe Heung-Min Son (55′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Olivier Giroud (85′).

Lexo po ashtu Tottenhami e mposht me dominim dhe ia shkakton humbjen e parë këtë sezon Chelseat

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anglez, Kane, i cili u vlerësua me notë 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Antonio Rudiger, që u notua me 5.8. /Telegrafi/  

Tottenham:

Chelsea: