Tottenham Hotspur e ka mposhtur thellë dhe me dominim Chelsean me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën Premier skuadrës së Maurizio Sarrit, Chelseat.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Dele Alli (8′), Harry Kane (16′) dhe Heung-Min Son (55′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Olivier Giroud (85′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anglez, Kane, i cili u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Antonio Rudiger, që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Tottenham:
Chelsea: