Telegrafi

“Toto” nga Noizy dhe Raf Camora certifikohet si ‘Gold dhe Platinum’

Noizy (Foto: Instagram)

Ai vazhdon të jetë njëri nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin Noizy, i cili deri më tani ka korrë suksese të mëdha dhe jo vetëm.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale ka treguar se “Toto” në bashkëpunim me Raf Camora është certifikuar si ‘Gold&Platinum’ në shtete të ndryshme të Evropës.

Reperi gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e projektit muzikor dhe sigurisht fansat e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Gold&Platin #Toto. Raf Camora faleminderit që ke qenë pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm dhe gjithashtu dua të falënderoj të gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e këtij projekti, dy vite më parë”.

Noizy dhe Raf Camora (Foto: Instagram)

“Doja të iu falënderoja gjithë ju fansat më të çmendur në botë qe e bëtë këtë të mundur Gold&Platin Toto. Ju dua pa masë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që projekti është lansuar saktësisht më 15 qershor të vitit 2018 dhe deri më tani ka kaluar shifrën e 77 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/