Lucas Torreira nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, edhe pse është lojtari i Arsenalit.
Ai është i huazuar te Atletico Madridi, por dëshiron të jetë më afër familjes së tij pasi e humbi nënën e tij nga COVID-19.
“Unë nuk dua të kthehem në Evropë, unë dua të luaj në Boca”.
“Unë dua të jem me familjen time, u largova shumë i ri, tani mund të ndihmoj dhe të jem pranë familjes dhe shtëpisë sime”.
“Të jesh në Evropë e gjithë kjo nuk është e mundur”, ka thënë lojtari për ESPN. /Telegrafi/