Telegrafi

Torreira është zyrtarisht lojtar i Fiorentinas

(Foto: Twitter/ACF Fiorentina)

Fiorentina e ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Torreiras në formë huazimi nga Arsenali, me opsionin e blerjes për 16.5 milionë euro.

25-vjeçari i kompletoi ekzaminimet mjekësore dhe gjatë ditës së mërkurë e nënshkroi kontratën me klubin italian, ku do ta bartë numrin 18.

Raportohet se Viola ka paguar 1.5 milion euro për huazimin, ndërsa në fund të sezonit duhet të paguajë edhe 15 milionë të tjera për ta blerë kartonin e tij.

Është një rikthim në Itali për uruguaianin, ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës, duke iu bashkuar ekipit të të rinjve të Pescaras në vitin 2014 dhe pastaj Sampdorias.

Te Topçinjtë u transferua në vitin 2018 për 28.65 milionë euro, mirëpo asnjëherë nuk arriti të përshtatej në Ligën Premier. /Telegrafi/