Site icon Telegrafi

Tornadoja e fuqishme që goditi Luksemburgun, lëndoi 14 persona dhe dëmtoi kulmet e 100 shtëpive

Luksemburgu është goditur nga një tornado e fuqishme, që lëvizte me mbi 120 kilometra në orë, ka lënduar 14 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.

Në pamjet shqetësuese që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet shumë dëmtime si dhe pjesë të shkëputura që shpërndahen në anë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Më së shumti është goditur qyteti Pentage, që ndodhet në jugperëndim të shtetit, apo në kufi me Belgjikën dhe Francën.

Deri më tani, janë dëmtuar në tërësi mbi 100 kulme të shtëpive, derisa është herët të llogariten dëmet e përgjithshme që janë shkaktuar. /Telegrafi/

Exit mobile version