Ky është momenti i tmerrshëm kur një tornado shpërtheu nëpër rrugët e Milanos.
Pjesë të qytetit në Lombardi, në Italinë veriore, kanë mbetur të mbushura me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara pasi u goditën nga era dhe shiu.
Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio.
Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen, raporton thesun.
https://twitter.com/spectatorindex/status/1682347954563325952
Zjarrfikësit janë dërguar në më shumë se 110 thirrje pasi moti i keq ka përfshirë qytetin, ku shumë zona janë përmbytur.
Dyshohet se disa persona janë lënduar, raporton faqja italiane e motit MeteoWeb.
Tornado filloi të përfshijë qytetin rreth orës 11:00, sipas mediave lokale.
Shkalla e dëmit është e paqartë – por, janë rrënuar çatitë e shumë shtëpive ndërsa u dëmtuan disa rrugë. /Telegrafi/