Telegrafi

Torino zhvillon takim me Milanin për Pobegan

(Foto: AC Milan)

Torino ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Milanit dhe të Tommaso Pobegas, në përpjekje për të arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit.

Rossonerët kanë qenë aktivë këtë verë duke e shitur Sandro Tonalin te Newcastle United, ndërkohë që i kanë siguruar shërbimet e Ruben Loftus-Cheek dhe janë pranë transferimeve të Tijjani Reijnders e Yunus Musah.

Pobega nuk ka qenë në përzgjedhjet kryesore të Stefano Piolit në edicionin e kaluar duke luajtur vetëm 878 minuta (të shpërndara në 19 ndeshje të Serie A).

Lexo po ashtu Milani përgatit ofertë më të lartë për Musah që të eliminojë konkurrencën nga Fulhami

Siç raporton TMW, Torino i ka nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje transferimi në këtë verë.

Milani e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta shesë 24-vjeçarin në këtë fazë, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë varësisht se si do të rrjedhin gjërat në tregun e transferimeve. /Telegrafi/