Torino ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Milanit dhe të Tommaso Pobegas, në përpjekje për të arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit.
Rossonerët kanë qenë aktivë këtë verë duke e shitur Sandro Tonalin te Newcastle United, ndërkohë që i kanë siguruar shërbimet e Ruben Loftus-Cheek dhe janë pranë transferimeve të Tijjani Reijnders e Yunus Musah.
Pobega nuk ka qenë në përzgjedhjet kryesore të Stefano Piolit në edicionin e kaluar duke luajtur vetëm 878 minuta (të shpërndara në 19 ndeshje të Serie A).
Siç raporton TMW, Torino i ka nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje transferimi në këtë verë.
Milani e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta shesë 24-vjeçarin në këtë fazë, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë varësisht se si do të rrjedhin gjërat në tregun e transferimeve. /Telegrafi/