Telegrafi

Torino vështirë se mund ta mbajë Belottin, Milani e Tottenhami ndër klubet e interesuara

(Foto: Instagram/gallobelotti)

Torino do ta ketë të vështirë që t’ia zgjatë kontratën Andrea Belottit për shkak të interesimit të madh për shërbimet e tij.

Sulmuesi italian ka kontratë deri në vitin 2022, ndërsa ai akoma nuk ka konfirmuar klubit se është i interesuar për vazhdimin e saj.

Ndërkohë, sipas Calcio Mercato, Torino do ta ketë të vështirë që ta bindë 26-vjeçarin ta vazhdojë qëndrimin te klubi i Serie A.

(Foto: Instagram/gallobelotti)

Milani dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për Belottin në të kaluarën dhe pritet që ta rikthejnë interesimin gjatë verës së ardhshme.

‘Il Gallo’ është pjesë e Torinos nga viti 2015 kur u transferua nga skuadra e Palermos. /Telegrafi/