Telegrafi

Torino refuzon ofertën e Liverpoolit për mbrojtësin holandez

Liverpooli është duke kërkuar ta përforcojë edhe repartin e mbrojtjes, pasi ka bërë goditje të mëdha në mesfushë.

The Reds transferuan dyshen Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai në mesfushë, derisa Klopp synon ta përforcojë edhe repartin defensivë.

Mbrojtësi holandez i Torinos, Perr Schuurs është objektiv i Liverpoolit për prapavijën me gjigantin anglez që tanimë ka bërë ofertën e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

Tuttosport ka njoftuar se The Reds kanë ofruar 30 milionë euro te Torino për lojtarin, por kjo ofertë është refuzuar nga skuadra italiane.

Skuadra italiane Torino synon që nga largimi i Schurrs të fitoj së paku 45 milionë euro.

23-vjeçari iu bashkua Torinos vitin e kaluar nga Ajaxi dhe ka pasur paraqitje fantastike në elitën e futbollit italian.

Schuurs sezonin e fundit ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/