Janë publikuar edhe votat nga secili vend në garën për Topin e Artë në të cilën kanë votuar gazetarët.
Në një shkrim të AS bëhen të ditur votat nga secili vend.
Sa i përket Kosovës, ka votuar gazetari Bajram Shala i RTV21, që mban edhe pozitën e menaxherit te ekipi përfaqësuese A.
Ai ka votuar për me pikë maksimale Lionel Messin, ndërsa pas tij Mohamed Salahun dhe Cristiano Ronaldon.
Dy pozitat e fundit kanë shkuar për Bernardo Silvan dhe Firminon.
Nga Spanja ka votuar, Alfredo Relaño, që pikët maksimale ia ka dhënë Van Dijk, pastaj Ronaldos e Messit, që ishin edhe tre lojtarët më të votuar.
Leo Messi e ka thyer rekordin duke e fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë.
Më poshtë i gjeni votat nga secili vend. /Telegrafi/