Site icon Telegrafi

Topçinjtë udhëheqin garën për Mouran

Lucas Moura pritet të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, ndërsa destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Liga Premier.

Anësori sulmues brazilian ka vite që shkëlqen te gjiganti francez, por ardhja e Neymarit, dhe me emra tjerë në skuadër si Angel Di Maria dhe Julian Draxler ka bërë që konkurrenca të jetë e madhe dhe Moura të bëhet njëri nga ata që mund të largohet.

Lexo po ashtu Roma mendon për dy yjet e Parisit

Këtë situatë të Mouras po mendojnë ta shfrytëzojnë skuadrat nga Anglia dhe Italia, të cilat shpresojnë ta transferojnë atë.

Sipas pretendimeve të UOL, Arsenali po e udhëheq betejën për të nënshkruar me Lucas Moura, të cilin PSG po kërkon ta shesë gjatë këtij afati kalimtar.

Arsenali tashmë ka pasur një ofertë të refuzuar për 24-vjeçarin brazilian, por PSG do të ishte gati të shiste për rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version