Ekipi i ri i Jose Mourinhos, Fenerbahce, ka shprehur dëshirën të transferojë Mason Greenwood, por lojtari nuk po e pranon kalimin tek klubi turk për shkak se nuk dëshiron të punojë me teknikun portugez.
Transferimi i ardhshëm i Greenwoodit po konsiderohet pasi aventura e tij me Getafen ka marrë fund, ndërsa tani The Sun raporton se shpresat e Fenerbahces për transferimin e tij kanë marrë një goditje, për shkak se lojtari po ngurron të ribashkohet me trajnerin portugez.
Një numër i madh klubesh në Evropë thuhet se kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin, i cili po përballet me një të ardhme të pasigurt në “Old Trafford”.
E ardhmja e Greenwoodit është “në ajër” pas një sezoni produktiv në formë huazimi tek Getafe, aty ku shënoi 10 gola pasi tek Unitedi u bë një rishikim i brendshëm i rastit të tij dhe u vendos që anglezi duhet ta vazhdojë karrierën larg “Old Trafford”.
Mourinho, ndërkohë, ishte emëruar si trajner i ekipit turk javën e kaluar pasi Fenerbahce për herë të tretë radhazi e mbylli sezonin në vendin e dytë në Superligën e Turqisë.
Mourinho i kishte dhuruar 16-vjeçarit Greenwood një vend tek ekipi i Manchester United që kishte udhëtuar në parasezon në Amerikë gjatë kohës sa ishte trajner i tyre në 2018.
Një numër i klubeve evropiane duke përfshirë Barcelonën, Atletico Madrid, Juventus, Borussia Dortmund dhe Napoli është përfolur se mund të tentojnë transferimin e tij.
Kontrata aktuale e Greenwood tek Manchester United sipas së cilës fiton 75.000 mijë euro në javë skadon në 2025, por klubi ka mundësinë që ta zgjasë atë edhe për 12 muaj të tjerë./Telegrafi/