Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi , konsiderohet nga tifozët si favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë.
Sulmuesi 34-vjeçar ishte në formë të shkëlqyer për Barcelonën sezonin e kaluar dhe shënoi 30 herë në 35 paraqitje në La Liga.
Dhe shifra mbresëlënëse e Messit e nxori atë në trofeun e tij të tetë Pichichi (çmimi i golashënuesit më të mirë të Marcas për një sezon në La Liga) përpara Karim Benzemas dhe Gerard Morenos.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dha fund gjithashtu pritjeve të tij të gjata me Argjentinën në verë, duke fituar Kupën e Amerikës në Brazil.
Messi, i cili u largua nga Barcelona dhe u transferua te PSG, konsiderohet gjerësisht si një nga favoritët për të fituar çmimin e Topit të Artë në këtë vit.
Marca zhvilloi një sondazh për lexuesit se kush duhet të fitojë Topin e Artë, me Messin që doli në krye të listës me 34 për qind të votave.
Benzema, i cili është mbështetur për Topin e Artë nga lojtarë si Ronaldo dhe Zinedine Zidane, përfundoi pas Messit me 26 për qind të votave.
Me Messin dhe Benzema në podiumin e Topit të Artë të lexuesve të Marcas është edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili përfundoi i treti me 11 për qind të votave.
Marca pretendoi se Messi është favorit i ‘qartë’ për çmimin që jepet nga France Football dhe beson se ai ‘nuk ka rival’. /Telegrafi/