Jeremi Frimpong do të largohet nga Bayer Leverkusen pas dy viteve qëndrim në Bay Arena.
Mbrojtësi i djathtë holandez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në aspektin personal, duke bërë klubet më të mëdha që të interesohen për shërbimet e tij.
Në 48 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar holandezi ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë, që janë numra fantastik për një mbrojtës anësorë.
22-vjeçari është në listën e dëshirave të katër top klubeve evropiane si Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Bayern Munich.
Reprezentuesi holandez i ka bërë të qartë Leverkusenit se dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe klubi gjerman ka vendosur që ta shesë atë.
Megjithatë ‘Aspirinat’ i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se për ta lejuar largimin e Frimpongit duan së paku 40 milionë euro.
Manchester United shihet si skuadra favorite për Frimpong, me holandezin që kishte jetuar në Manchester për tre vite sa ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt. /Telegrafi/