Artem Dovbyk mund të largohet nga Girona pas vetëm një viti qëndrim te kjo skuadër.
Sulmuesi ukrainas ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga, ku arriti ta fitoj edhe ‘Pichichin’ si golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit spanjoll.
26-vjeçari ukrainas ka pasur një sezon fantastik ku ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.
Megjithatë, e ardhmja e tij pritet të jetë larg Gironës, pasi top klube evropiane janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Chelsea dhe Arsenal e duan atë me çdo kusht në Ligën Premier, derisa Dovbyk po kërkohet edhe nga Roma, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.
Mediat në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se Chelsea është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij dhe janë të gatshëm tashmë të bëjnë një ofertë.
Girona në anën tjetër synon që nga shitja e yllit të tyre të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/