Futbolli mund të jetë një sport mizor.
Jo të gjithë janë si Ryan Giggs, i cili ka mbajtur ekipin në supet e tij kur kishte 30 vjet.
Por, jo gjithmonë jeta shikon ashtu siç dëshiron. Shpesh herë lojtarët përballen me lëndime dhe kështu detyrohen të mbyllin karrierën më herët se që e kishin planifikuar.
I tillë ishte edhe Marco van Basten, ndërsa më poshtë keni shtatë lojtarët më të mirë që kanë përfunduar karrierën para kohe. /Telegrafi/
7. David Bentley – 29 vjeç
Anglezi u pensionua te Blackburn Rovers në vitin 2013.
6. Stuart Holden – 30 vjeç
Stuart Holden është një nga ata lojtarët që u tradhtua nga trupi i tij, pas një serie të lëndimeve vendosi të lë futbollin pak më herët se që e kishte planifikuar. Ai u pensionua në huazim te Sheffield Wednesday.
5. Owen Hargreaves – 31 vjeç
Ashtu si Holden, karriera e Owen Hargreaves ishte plot me lëndime. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Bayerni, pastaj u transferua te Manchester Unitedi dhe në fund u pensionua te City.
4. Dean Ashton – 26 vjeç
Ai u pensionua te West Hami, por do të kujtohet gjithmonë për golin ndaj Manchester Unitedit.
3. Eric Cantona – 30 vjeç
Oohhhh Cantona! Edhe pse ishte te Djajtë e Kuq për pesë vite, ai arriti të bëhet mbreti i Mançesterit. Por çuditërisht u pensionua në moshën 30 vjeçare.
2. Marco van Basten – 30 vjeç
Van Basten është një nga ato legjendat që nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm për karrierën e tij të madhe, por edhe golin ndaj Rusisë me Holandën. Ai u pensionua në në moshën 31 vjeçare, për shkak të lëndimit në gju.
1. George Best – 27 vjeç
Maradona ishte fantastik, por edhe Pele, gjithsesi mos harroni që aty është edhe George Best. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë i Manchester Unitedit, por një nga më të mirët në botë. Ai është i njohur edhe për problemet jashtë fushës, gjë që ndikuan në largimin e tij nga Man Utd, dhe kështu ai u pensionua pas shumë vitesh te Tobermore United.
/Telegrafi/