Site icon Telegrafi

Top shënuesit më të mirë në Ipko Superligë, bëhet më e zjarrtë gara për Këpucën e Artë

Gara për ta fituar Këpucën e Artë në Superligën e Kosovës është bërë shumë më e nxehtë pas javës së 24-të.

Arb Manaj që mbanë pozitën e parë në tabelë me 12 gola dhe Blend Baftiu me 11 të tjerë nuk kanë shënuar fare këtë javë.

Por këta dy futbollistë tani kanë konkurrencë më të madhe për ta fituar Këpucën e Artë.

Fiton Hajdari dhe Gerhard Progni nga Gjilani si dhe Kastriot Rexha i Dritës e Ahmed Januzi i Prishtinës kanë arritur në kuotën e 10 golave në kampionat.

Në pozitën e shtatë ka mbetur Betim Haxhimusa me nëntë gola, ndërsa me tetë është kroati i Gjilanit, Tomislav Busic me një gol më pak.

Ndërkohë lista e top-10 shënuesve më të mirë mbyllet me dyshen e Feronikelit, Van Dave Harmon dhe Jean Carioca që kanë realizuar nga shtatë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version