Site icon Telegrafi

Top-shënuesit më të mirë në EURO 2020 deri tani – prin Ronaldo, në listë edhe Shaqiri

EURO 2020 ka mbyllur fazën e parë atë të grupeve, ku top shënues aktualisht është Cristiano Ronaldo me 5 gola.

Portugezi i ka ndëshkuar tre skuadrat në grup, duke nisur me Hungarinë fillimisht (2 gola) e për të vijuar me Gjermaninë (1 gol) dhe Francën (2 gola).

Këtyre të fundit u shënoi dy herë me penallti, me të fundit që e fitoi vetë.

Në 10 shënuesit më të mirë është edhe një lojtar shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili me Zvicrën e ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

Ai ka shënuar dy gola shumë të bukur ndaj Turqisë.

Janë pesë lojtarë që kanë shënuar nga tre gola: Patrik Schick, Emil Forsberg, Romelu Lukaku, Georgino Wijnaldum dhe Robert Lewandowski.

Shumë prej tyre janë në fazën e eliminimit direkt dhe renditja mund të ndryshojë. /Telegrafi/

Exit mobile version