Telegrafi

Top pesë treshet e sulmit në Evropë, prinë MSN e Barcelonës (Foto)

Skuadrat e mëdha tani më po preferojnë të luajnë me tre sulmues.

Kësisoj edhe tifozët në stadium po shohin spektakël dhe gola të shumtë nga skuadrat e tyre.

Pothuajse si çdo vit tjetër, edhe këtë vit treshja e Barcelonës, MSN me Messin, Suarezin dhe Neymarin janë më efikasit në kampionat dhe në Evropë.

Këta tre futbollistë së bashku kanë shënuar 43 gola në La Liga, më shumë se çdo treshe tjetër e sulmit në Evropë.

MSN ka lënë mbrapa treshen e PSG-së, Edinson Cavani, Lukas Moura dhe Angel Di Maria që kanë shënuar së bashku 35 gola.

Në pozitën e tretë ndodhet treshja e Romës, me Edin Dzekon, Mohamed Salah dhe Diego Perottin që kanë shënuar 34 gola.

Në pozitën e katërt ndodhet treshja e Napolit, Dries Mertens, Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon që kanë shënuar 32 gola.

Ndërkohë me 31 gola në pozitën e pestë ndodhet treshja e Chelseat me Diego Costën, Eden Hazardin dhe Pedro Rodriguezin. /Telegrafi/

Barcelona

Lionel Messi 19
Luis Suarez 18
Neymar 6

Barcelona 43 gola

PSG

Edinson Cavani 25
Lucas Moura 8
Angel Di Maria 2

PSG 35 gola

Roma

Edin Dzeko 19
Mohamed Salah 9
Diego Perotti 6

Roma 34 gola

Napoli

Dries Mertens 16
Lorenzo Insigne 8
Jose Callejon 8

Napoli 32 gola

Chelsea

Diego Costa 15
Eden Hazard 10
Pedro Rodriguez 6

Chelsea 31 gola