Site icon Telegrafi

Top pesë shitjet më të mëdha të Manchester United në histori: Lukaku nuk e kalon dot Ronaldon

Manchester United e ka shitur sulmuesin e njohur belg, Romelu Lukaku te Interit.

Flitet që shifra për të që do të paguhet është 73 milionë funte, që është më e ulet se sa ajo e largimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

Në atë kohë mbretërit paguan 80 milionë funte për lojtarin, diku 89 milionë euro.

Shtija e tretë është Angel Di Maria që kaloi nga United te PSG për 44.3 milionë funte.

David Beckham (25 milionë funte) te Real Madridi dhe Morgan Schneiderlin (24 milionë funte) te Evertoni e mbyllin top pesë shitjet më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version