Telegrafi

Top pesë klubet nga Liga Premier që po ‘luftojnë’ për shërbimet e Wissam Ben Yedder

Wissam Ben Yedder duket se në këtë verë do të ndërrojë skuadër, pasi është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave.

Monaco e di se do ta ketë të vështirë të mbajë lojtarin në skuadër, derisa është vërshuar nga një numër i madh ofertash nga klubet e Ligës Premier.

Pesë klube nga liga angleze si, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe Tottenham Hotspur, janë të i interesuar për transferimin e Ben Yedder.

Për të realizuar transferimin e tij, njëra nga skuadrat duhet t paguajë rreth 45 milionë euro, pasi aq është klauzola e tij te skuadra franceze.

29-vjeçari po kalon nëpër një formë të mirë në këtë edicion që aktualisht është i suspenduar nga coronavirusi, duke shënuar 18 gola.

Thuhet se Ben Yedder e dëshiron kalimin në Old Trafford, derisa po kërkohet edhe nga Atletico Madridi e Sevilla. /Telegrafi/