Site icon Telegrafi

Top klubet evropiane vihen pas mbrojtësit francez Axel Disasi

Axel Disasi pritet të largohet këtë verë nga Monaco për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Qendërmbrojtësi francez po kalon formë të shkëlqyer dhe ai mori pjesë edhe me Përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Por falë paraqitjeve fantastike me Monacon, francezi ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

L’Equipe ka raportuar se dy skuadrat nga Manchester, City e United, Liverpool, Bayern Munich dhe PSG janë vënë pas qendërmbrojtësit.

25-vjeçari këtë edicion ka qenë një mur i gjallë në mbrojtjen e Monacos, duke zhvilluar 41 ndeshje zyrtare ku ka realizuar gjashtë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Disasi përveç që luan si qendërmbrojtës ai luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe kjo e bën atë edhe më të vlefshëm.

Monaco e ka nën kontratë yllin e tyre deri në verën e vitit 2025, derisa janë të gatshëm ta lënë të lirë nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version