Telegrafi

Top gjashtë klubet e Ligës Premier nuk kanë interesim të rikthehen në Superligën Evropiane

Barcelona, Real Madridi dhe Juevntusi po insistojnë që të jetësojnë planin për Superligën Evropiane.

UEFA ka paralajmëruar se klubet që marrin pjesë në projektin e ri të futbollit, nuk do të mund të marrin pjesë më në garat e tyre.

Por, tre gjigantët evropiane po synojnë që gjatë kësaj vere të realizojnë një turne në Amerikë për të zhvilluar ndeshjet, e që do të ishte edhe nisja e Superligës Evropiane.

Lexo po ashtu Vazhdon rebelimi i Realit, Barçës dhe Juves – planifikojnë këtë verë të jetësojnë planin e Superligës Evropiane

Mirëpo, klubet që ishin pjesë e projektit të ri që deri më tani nuk është themeluar zyrtarisht, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United, City dhe Tottenhami, nuk kanë më interesim që të rikthehen në të, raporton Daily Telegraph.

Projektit tashmë i kanë mbetur vetëm tre klube, pasi edhe Interi e Milani janë tërhequr, derisa Attletico Madridi ende nuk është përcaktuar.

Klubet e Ligës Premier duan t’i qëndrojnë besnik projekteve të UEFA-s dhe duan të vazhdojnë të garojnë në kompeticionet që kanë marrë pjesë aktualisht dhe në të kaluarën. /Telegrafi/