Telegrafi

Top dhjetë lojtarët që kanë shënuar shumë gola dhe ende janë aktivë në futboll

Cristiano Ronaldo është lojtari që ka shënuar shumë gola gjatë karrierës ë tij dhe vazhdon të jetë ende aktivë në futboll.

Duke përfshirë golat me skuadrat ku ka luajtur dhe vazhdon të luajë te Juventusi, së bashku me ato te kombëtarja e Portugalisë, CR7 ka shkuar në kuotën e 738 golave në 1030 ndeshje të zhvilluara.

Golat e tij të fundit ndaj Parmas, Romës dhe Napolit, kanë bërë që ai të kalojë mbi legjendën Gerd Muller, për të kaluar në pozitën e pestë, tetë më pak se se ikona e Hungarisë, Ferenc Puskas.

Messi ka mbetur mbrapa 34-vjeçarit, pasi deri më tani ka shënuar 719 gola në 903 ndeshje, derisa në vendin e tretë gjendet Zlatan Ibrahimovic që në janar u rikthye te Milani.

Sulmuesi suedez ka shënuar deri më tani 545 gola në 920 paraqitje dhe tani si 38-vjeçar ende po vazhdon të shënojë.

Dhjetë lojtarët që janë ende aktivë dhe vazhdojnë të shënojnë gola:

Cristiano Ronaldo – 738 gola

Lionel Messi – 719 gola

Zlatan Ibrahimovic – 545 gola

Luis Suarez – 475 gola

Robert Lewandowski – 465 gola

Ali Ashfaq – 463 gola

Sebastián Abreu – 430 gola

Sergio Aguero – 428 gola

Klaas-Jan Huntelaar – 417 gola

Edinson Cavani – 413 gola. /Telegrafi/