Në edicionin e fundit të Top Fest u paralajmërua se ky është edicioni i fundit i këtij festivali, pas të cilit do të nisë një tjetër organizim gjigant.
“Top Awards” është eventi që do të mbledhë të gjithë yjet shqiptare në një përballje mes tyre, transmeton Telegrafi.
Me 24 qershor më të mirët e muzikës shqiptare do të shpërblehen për krijimet e tyre më të suksesshme gjatë sezonit 2015-2016.
Sipas organizatorëve në këtë event do të ketë të ftuar ndërkombëtarë më në zë të momentit dhe përformanca që për herë të parë vijnë në Shqipëri./Telegrafi./