Rita Ora tashmë konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botë, dhe jo vetëm.
Edhe si këngëtare ajo ka shënuar përparim të ndjeshëm me projektin me Chris Broën, “Body on Me”, që ishte maja e saj për vitin 2015.
Por, veçmas muzikës, ku ka hasur probleme pas ndarjes nga Calvin Harris, ajo nuk i ka ndalur aktivitetet e saj si me spektakle, ashtu sikurse edhe me paraqitje publike, shkruan Telegrafi.
Mediat shqiptare duke ndjekur ato britanike nuk janë ndalur së raportuari për skandalet që kanë rrethuar Rita Orën, e sidomos kur bëhej fjalë për gjoksin e saj.
Aseti i saj, ndoshta më i bukuri, shpeshherë ka qenë pre e paparacëve birtanikë dhe amerikanë, të cilët nuk e kanë lënë rastin, teksa këngëtarja thotë të mos ketë qenë e vetëdishme.
“Më ka ndodhur shpesh, kështu që nuk jam më paranoiake për këtë. Të gjithë përfundojnë shpesh me këso gabimesh. Si do që të jetë, në modë duhet që të rrezikoni”, u shpreh Rita kur u pyet për skandalet që flisnin për gjoksin e saj.
Po, Rita thotë se duhet të rrezikosh në modë. Dhe asaj kjo i është shpaguar.
Nuk ka lënë revistë pa shkruar, e tabloid pa komentuar. Dhe shtëpi e modës pa e kontaktuar. Rezultati i rreziqeve që ndërmorri Rita mund të mos i pëlqejë shumë njerëzve, megjithatë, ajo po shndërrohet në një ikonë stili, pikërisht për shkak të rreziqeve nëpër të cilat ajo i hyn në paraqitjet e saj publike.
Më poshtë gjeni top 3 momentet më skandaloze të zbulimit të Ritës në publik:
1. Red Bull Culture Clash
Gjatë festës së Red Bullit në vitin 2012, Rita Ora tregoi më shumë se sa që është dashur, kur gjoksi i saj u shfaq i lirë për pamje.
Përkundër kësaj anomalie në veshjen e saj, Rita arriti që ta “kallë” Wembley Arenan bashkë me grupin e deejayve, Major lazer.
2. Cirque le Soir
Për vetëm tri vite dhe Rita është bërë në një superyll që arrin të rezervojë mbarë zonat VIP në për evenimente, ashtu sikurse edhe në Cirque, një prej vendeve më të frekuentuara në Londër.
Por, përderisa ajo po luftonte me një breshëri fotografësh në ora 3:30 të mëngjesit, veshja e saj ra pak më poshtë se sa që u prit dhe thimthat e saj ishin të lira për t’u parë nga mbarë bota.
3. Turneu me Chris Brown
Një vizitë rutinë e te performanca e shokut Chris Broën në Amerikë doli të jetë një tjetër eveniment ku ajo e zbuloi gjoksin e saj, dhe sigurisht një tjetër arsye që ajo të jetë kryetitull i gazetave.
Edhe pse ndoshta dëshiroi që të tregonte pjesët tjera të bukura të gjoksit, ajo përfundoi duke shfaqur thimthat e saj në një kënd të pa përshtatshëm.
Si do që të jetë, Rita është Rita dhe është e jona. Revolucioni i saj i stilit në vitin 2015 ka lënë gjurmë të mëdha dhe e kanë ngritur atë në një pozitë shumë të favorshme në shoubizin ndërkombëtar. /Telegrafi/