Reali i Madridit po bëhet gati të shesë Danilon, mbrojtësi i krahut të djathtë i blerë 31.5 milionë euro nga Porto, por që asnjëherë nuk arriti ta justifikojë në fushë këtë shpenzim të madrilenëve.
Por, 12 herë kampionët e Evropës nuk janë trembur asnjëherë nga shpenzimet në tregun e transferimeve dhe jo më kot kanë katër nga tetë blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit.
Megjithatë, jo gjithmonë këto blerje kanë qenë të goditura dhe pas çdo transferimi alla-Cristiano Ronaldo qëndron një Kaka.
1 – Nicolas Anelka, nga Arsenali pr 34.5 milionë euro, 2009
2 – Elvir Bajlic, nga Fenerbahce për 26 milionë euro, 1999
3 – Antonio Cassano, nga Roma për 5 milionë euro, 2006
4 – Danilo, nga Porto për 31.5 milionë euro, 2015
5 – Royston Drenthe, nga Feynord për 14 milionë euro, 2007
6 – Michael Essien, huazuar nga Chelsea, 2012
7 – Julien Faubert, huazuan nga West Ham, 2009
8 – Thomas Gravesen, nga Everton për 3.4 milionë euro, 2005
9 – Kaka, nga Milani për 65 milionë euro, 2009
10 – Pedro Leon, nga Getafe për 10 milionë euro, 2010
11 – Robert Prosinecki, nga Crvena Zvezda për 15 milionë euro, 1991
12 – Walter Samuel, nga Roma për 15 milionë euro, 2004
13 – Javier Saviola, lojtar i lire pas përfundimit te kontratës tek Barcelona, 2007
14 – Jonathan Woodgate, nga Newcastle për 18.3milionë euro, 2004
15 – Ze Roberto, nga Portuguesa për 9 milionë euro, 1997
/TCh/