Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Sir Alex Ferguson janë vetëm tre trajnerët legjendar të futbollit që kanë arkëtuar më së shumti pikë gjatë shekullit XXI.
Special One doli në skenë me Porton dhe më vonë vazhdoi të kishte sukses të madh me Chelsean, Interin dhe Real Madridin.
Portugezi nuk është i njëjti trajner që ishte dikur, por ende po drejton një nga klubet më të mëdha evropiane, Romën.
Guardiola ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës gjatë gjithë karrierës së tij, pasi ka fituar titullin e ligave në Spanjë, Gjermani dhe Angli me Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester Cityn respektivisht.
Ndërsa, Sir Alex Ferguson është padyshim trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitonte me Manchester United.
Transfermarkt tani ka shikuar statistikat për të përpiluar 10 trajnerët më të suksesshëm të shekullit të 21-të.
Carlo Ancelotti kryeson listën me 1434 pikë të jashtëzakonshme të fituara që nga viti 2000.
Trajneri italian, natyrisht, ka pasur sukses të madh me disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Milanin, Bayern Munichun dhe Real Madridin.
Arsene Wenger është në vendin e dytë, pasi ka qenë trajner i Arsenalit deri në vitin 2018, me Mourinhon të tretin.
Guardiola e gjen veten në vendin e pestë, por ai ka deri tani raportin më të mirë të pikëve për lojë nga çdo trajner në listë.
Ai ka arritur 1093 pikë në vetëm 453 ndeshje në ligë. Ky është një rekord i çmendur dhe tregon se sa e jashtëzakonshme ka qenë karriera e tij menaxheriale.
Në total, tetë trajnerët kanë fituar mbi 1000 pikë këtë shekull.
Claudio Ranieri mund të bëhet i nënti kur skuadra e tij Watford të përballet me Southamptonin në Vicarage Road të shtunën. /Telegrafi/