Telegrafi

Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato – Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

Erik ten Hag është i dëshpëruar qysh në start të aventurës së tij te Manchester United, pasi prurjet e reja vështirë po realizohen.

Trajneri i ri i Djajve të Kuq ka sjellë tashmë tre fytyra të reja në Old Trafford, por dëshiron të shtojë edhe më shumë përpara datës së afatit, më 1 shtator. Me Tyrell Malacia, Christian Eriksen dhe Lisandro Martinez të gjithë të realizuar, holandezi ka zbuluar se ai dëshiron të përmirësojë mesfushën dhe sulmin e United para se të mbyllet afati i verës.

Por, siç do ta ketë kuptuar ish-strategu i Ajaxit, prurjet nuk janë të lira. Këtu hyn TransferRoom , platforma e abonimit që përdoret nga klubet profesionale anembanë botës për të përmirësuar dhe përshpejtuar biznesin e tyre shumë të rëndësishëm të transferimeve në një treg që ndryshon çdo herë.

Lexo po ashtu Një video analizuese tregon më së miri se çfarë nuk po shkon me lojën me presion të lartë të Ten Hag te Unitedi

E themeluar në vitin 2017, TransferRoom u tregon klubeve se cilët lojtarë janë të disponueshëm për transferim dhe lehtëson komunikimin mes tyre, duke i përjashtuar njerëzit e jashtëm dhe madje duke i lejuar klubet t’u tregojnë yjet e tyre të padëshiruar blerësve të mundshëm.

Pasi akorduan mirë platformën dhe panë një bum gjatë pandemisë COVID-19 , vlera e pritshme e transferimit është veçoria e tyre më e fundit, një algoritëm që llogarit se sa do të kushtonte për të nënshkruar një lojtar bazuar në një sasi të gjerë të dhënash, duke filluar nga profili individual ndaj ndikimit financiar të klubit shitës.

Për Mirror Football, TransferRoom ka vlerësuar se sa do të duhet të paguajnë Djajtë e Kuq për të nënshkruar me dhjetë nga objektivat e mbetura të Ten Hag:

Lexo po ashtu Dalot flet për gjendjen e Ronaldos, derisa në media raportohet se kërkon largimin nga Unitedi

Antony – 46,6 milionë euro,

Jurrien Timber – 54,2 milionë euro,

Youri Tielemans – 44,6 milionë,

Ruben Neves – 42,5 milionë,

Ibrahim Sangare – 18 milionë,

Kyle Walker-Peters – 21 milionë,

Ivan Toney – 41,3 milionë,

Wissam Ben Yedder – 17,8 milionë,

Sasa Kalajdzic – 17 milionë,

Neymar – 61.1 milionë euro. /Telegrafi/