Jemi në ditët e ndeshjeve të Kombëtareve ku po zhvillohen kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Franca është kampioni në fuqi i Botës, derisa Italia sapo është kurorëzuar me titullin e kampionit të Evropës.
Por as francezët dhe as italianët nuk e kanë skuadrën kombëtare më të vlefshme në botë, pasi nga top 10 kombëtaret më të vlefshme prinë Anglia.
‘Tre Luanët’ janë ekipi kombëtar më i shtrenjtë pasi vlera e tyre kalon shifrën e 1 miliardë eurove, ku ndiqet nga Franca me 1,04 miliardë.
Në vendin e tretë është Kombëtarja e Brazilit me 972 milionë, derisa të katërtin e mbajnë kampionët e Evropës, Italia me 916 milionë euro.
Më poshtë keni top 10 Kombëtaret më të shtrenjtë në botë për momentin.
10. Belgjika – 581.5 milion €
9. Holanda – 647.2 milion €
8. Argjentina – 722.5 milion €
7. Spanja – 729.5 milion €
6. Portugalia – 847.5 milionë euro
5. Gjermania – 872 milionë euro
4. Itali – 916 milionë euro
3. Brazili – 972.4 milionë euro
2. Franca – 1.04 miliardë euro
1. Anglia – 1.18 miliardë euro
/Telegrafi/