Telegrafi

Toni: Lukaku më i kompletuar se Ronaldo

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Luca Toni, që ka luajtur edhe për klube të njohura si Bayern Munich dhe Juventus, ka thënë se Romelu Lukaku është një sulmues më i plotësuar se sa Cristiano Ronaldo.

Në moshën 36 vjeç, Ronaldo ka shënuar 25 gola në Serie A në 27 ndeshje për Juventusin deri më tani këtë sezon.

Ndërkohë, Lukaku mbush 27 vjeç këtë muaj ka shënuar 21 gola në 29 paraqitje të Serie A.

“Lukaku është vendimtar për ekipin e tij edhe kur nuk shënon gola, por CR7 është gjithmonë i klasit botëror”.

“Në këtë moment në kohë, unë e shoh Lukakun si një sulmues më të kompletuar se Ronaldo, veçanërisht duke marrë parasysh se ai është gjithashtu më i ri”, ka thënë Toni./Telegrafi/