Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka treguar me anë të të një postimi në profilin e tij privat në rrjetet sociale, se ekipi i xhudos është nisur për në Kosovë.
Kosova kori sukses të madh në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta.
Distria Krasniqi në kategorinë deri në 47 kilogramë dhe Nora Gjakova deri 57 kilogramë e bënë krenare Kosovën në Japoni.
Ky sukses i madh i Kosovës nuk mbeti pa u bërë bujë në gjithë botë dhe nuk munguan asnjëherë lëvdatat.
Tani, ekipi i xhudos është nisur nga Tokio për në Kosovë dhe trajneri Kuka ka treguar se janë duke i sjell dy medaljet e arta në atdhe.
Postimi pa ndërhyrje i Toni Kukës
Mirëmëngjes nga Tokio??
Tri copa të arta deri tash …
Një të shpia e dy kadal kadal po i sjellim në atdheun tonë!
Medaljet e Arta Olimpike …
/Telegrafi/