Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka filluar një sulm të befasishëm dhe të çuditshëm ndaj kapitenit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Ylli gjerman është tashmë ‘veteran’ i futbollit dhe mbathë të njëjtën palë këpucë sportive të Adidas për shumë vjet.
Me këtë gjest, Kroos vërehet se është njeri i thjeshtë dhe përveç kësaj ai nuk është fare tifoz i festimeve krijuese dhe të para-përgatitura të golave të shënuar.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, Aubameyang, ka festuar rregullisht golat me maskën e ‘Batman’ dhe ‘Black Panther’.
Megjithatë, Kroos, i cili duket se preferon një festim klasik me dorën e bërë grusht ka thënë që festimet e Aubameyang janë të “të pakuptimta” dhe “të marrëzishme” dhe tregojnë se ylli i Gabonit nuk është një ‘model i mirë’ për t’u ndjekur.
“Nëse ka kërcime ose koreografi të përgatitura më parë, e shoh shumë gjë të marrëzishme. Edhe më keq është nëse ka ndonjë objekt të fshehur në çorapet e tyre”, ka thënë fillimisht Kroos për Sport Bild.
“Aubameyang dikur festoi dhe nxori një maskë. Këtu mbaron gjithçka për mua. Unë gjithashtu nuk mendoj se është një model i mirë. Çfarë marrëzie”.
“Ajo që gjithnjë më dukej e ëmbël ishte festa e Gerd Muller. Ai vetëm hidhej lartë, ose ngrittë pantallonat. Ky ishte gëzim i vërtetë, asgjë e madhe”, përfundoi gjermani.
Aubameyang nxori maskën e ‘Black Panther’ më 2019 kur ai shënoi në një ndeshje të 1/16-tës në Ligën e Evropës kundër Rennes në Emirates.
Ai tha pas ndeshjes: “Më duhej një maskë e cila më përfaqëson mua dhe kjo është Pantera e Zezë. Në Gabon, ne e quajmë ekipin kombëtar Panthers”. /Telegrafi/