Site icon Telegrafi

Toni Kroos mori një nga kartonët e verdhë më të çuditshëm në vitet e fundit, pas një ndërhyrje ‘fantazmë’ kundër Elche

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, mbeti i tërbuar në mënyrë të kuptueshme pasi iu dha një karton i verdhë i çuditshëm për atë që është përshkruar si një ‘trajtim fantazmë’.

Përplasja e së enjtes në Copa del Rey mes Los Blancos dhe Elches shkoi në kohë shtesë pasi të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën brenda 90 minutave.

Elche më pas hapi rezultatin në minutën e 103-të dhe një befasi ishte afër të ndodhte, por skuadra e Carlo Ancelotti arriti të kalonte në çerekfinale falë golave ​​të vonuar nga Isco dhe Eden Hazard.

Lexo po ashtu Me dhjetë lojtarë dhe në disavantazh, Real Madridi arrin të shënojë fitore dhe të kalojë në çerekfinale

Pas mungesës së kohës së tij të lojës për Real Madridin kohëve të fundit, Hazard do të duhej të ishte në krye të titujve të mediave, por dikush tjetër ka ‘vjedhur’ vëmendjen.

Ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes, i cili vendosi të jap një karton për gjermanin Kroos në minutën e 78-të pas një ndërhyrje ‘fantazmë’ ndaj anësorit të Elches, Tete Morente.

Kjo është e drejtë. Mesfushorit gjerman iu dha një karton i verdhë për këtë – një vendim që ka hutuar plotësisht tifozët në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version