Telegrafi

Toni Kroos mbetet objektivi kryesor i Manchester United, edhe katër emra në listë

Manchester United janë vënë seriozisht në kërkim të një mesfushori me peshë për afatin kalimtar veror. 

Largimi i Paul Pogbas, duket në horizont, dhe marrëdhëniet  me trajnerin Jose Mourinho, duken gjithmonë më të këqija.

Në krye të listës është Toni Kroos i Real Madridit, i cili pëlqehet tej mase nga Mourinho.

Kross, sot njëri prej më të mirëve në botë

Por duket që mbretërit nuk do ta lirojnë lojtarin.

Sipas Independent, Mourinho ka një listë me emra nëse Kroos dështon.

Jorginho i Napolit, Fred i Shakhtar Donetsk, Julian Weigl i Borussia Dortmund’ dhe Carlos Soler i Valencias, janë lojtarët që mund të zbarkojnë në ‘Old Trafford’.

Jorginho

Secili nga ta do ta forconte padyshim skuadrën e Mourinhos.

Manchester United me gjasë do ta mbyll sezonin në tri vendet e para, por që duhen ende fitore deri në fund. /Telegrafi/