Telegrafi

Toni Kroos dëshiron të punojë me Kloppin te Liverpooli

Real Madrid pritet që gjatë sezonit të verës të ketë shumë ndryshime në radhët e veta.

Rezultatet e dobëta në këtë kampionat, kanë shtyrë drejtuesit e klubit që mendojnë për freskim të skuadrës.

Një prej futbollistëve që nuk po tregon performancë të mirë është edhe Toni Kroos, i cili nuk po përmbush pritshmëritë si në sezonet e kaluara.

Mesfushori gjerman raportohet se ka disa oferta në tavolinë nga top klubet evropiane, në mesin e tyre edhe nga Liverpooli.

Don Balon raporton se 28-vjeçari kërkon të transferohet te Liverpooli, ku dëshiron të punojë me Jurgen Kloppin.

Ky i fundit ka shprehur admirim për futbollistin gjatë kohës sa ishte trajner i Borussia Dortmundit, ku lojtari ishte pjesë e Bayern Munichut.

Ndryshe, reprezentuesi gjerman deri më tani ka pasur 112 paraqitje me madrilenët, ku ka shënuar tetë gola. /Telegrafi/