Luca Toni e ka këshilluar Bayern Munichun që ta zëvendësojë Robert Lewandowskin me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
Është duke u spekuluar se futbollisti polak do të kërkojë një sfidë të re pas Kampionatit Botëror, prandaj bavarezëve do t’u duhet një sulmues.
“Nëse një lojtar dëshiron të largohet, duhet ta lejoni që të shkojë”, ka thënë Toni për Sport Bild.
“Icardi i Interit mund të jetë i përsosur për Bayernin. Është një sulmues i shkëlqyer dhe shumë më i ri se Lewandowski”, ka shtuar ish-sulmuesi i bavarezëve.
Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndërsa Bayerni është një prej klubeve të pakta që mund ta paguajnë atë shifër.
Në edicionin e kaluar (2017/2018), Icardi shënoi 29 gola në 34 paraqitje në Serie A.
Nga ana tjetër, Toni e ka bartur fanellën e Bayernit gjatë viteve 2007-2010 duke shënuar 58 fola në 89 paraqitje zyrtare. /Telegrafi/