Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Toni Braxton, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 56-të dhe për këtë rast ka vendosur të ndajë një fotografi me ngacmuese.
Gjegjësisht, ajo ka pozuar para derës e veshur vetëm me një mantel të zi mëndafshi, i cili ia ka mbuluar vetëm disa pjesë të trupit.
“Me kostumin tim të ditëlindjes”, ka shkruar këngëtarja në postimin e publikuar në Instagram.
Publikimi i saj shkaktoi shumë reagime pozitive me fansat e kënaqur me paraqitjen e saj në dekadën e gjashtë të jetës.
Toni kishte një arsye të madhe për të festuar, pasi vitin e kaluar kishte një operacion të komplikuar në zemër. Gjegjësisht, në mars të vitit 2022, ka bërë një operacion urgjent duke iu vendosur një stent.
Asokohe Braxton kishte deklaruar se vuri re që diçka nuk shkonte me shëndetin e saj dy ditë pasi u publikua lajmi se motra e saj, Traci, kishte ndërruar jetë nga kanceri në mars të vitit 2022.
Ndryshe, këngëtarja e famshme është diagnostikuar me lupus që në vitin 2008 – një sëmundje autoimune, kështu që ajo shpesh promovon rëndësinë e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/