Telegrafi

Tonali: Milani, një ëndërr e bërë realitet

Sandro Tonali e pranon se të luajë me fanellën e Milanit ka qenë një ëndërr e tij dhe se kjo do të bëhet realitet, pasi transferimi i tij nga Brescia është mbyllur.

20-vjeçari bëri lëvizjen si huazim për 10 milionë euro me mundësi blerje edhe për 15 milionë euro të tjera, ndërsa parashihen edhe bonuse të tjera deri në 10 milionë euro dhe 10 për qind të çdo shitjeje në të ardhmen.

“Këto janë ndjenja të forta, të mrekullueshme. Jam shumë i lumtur ”.

 

“Të luash me fanellën e Milanit ishte një ëndërr e imja, nuk e kam veshur ende, por kjo do të ndodhë nesër”, ka thënë i lumtur Tonali për Sky Sport.

Sidoqoftë, pas një sezoni të mirë në Serie A dhe tri ndeshjeve me Italinë, Tonali është gati për një klub të madh.

Lexo po ashtu Zyrtare: Tonali nënshkruan me Milanin, zgjedh edhe numrin e fanellës

“Do të fle sonte dhe nesër do të kem një seancë të shkëlqyeshme stërvitore”, deklaroi ai.

Një ditë para testeve mjekësore, Tonali kishte treguar se ëndrra e tij ka që të jetë pjesë e Milanit, duke postuar një foto në Instagram me fanellën e Rossonerëve kur ishe fëmijë. /Telegrafi/